Çmendet “Mulliri” i Rinasit, çmime marramendëse në aeroport

Tashmë bari kryesor nga mund të marrin shërbim gjatë pritjes pasagjerët që udhëtojnë në Aeroportin e Rinasit, është “Mulliri”i Tiranës. Por, ndryshe nga brenda në kryeqytet, duket se “Mulliri” i Rinasit është “çmendur” me çmimet që u ofron pasagjerëve që ikin e vijnë.

I tronditur njëri prej tyre, i cili shprehej se çmime të tilla s’kishte hasur as në Romë; na dërgon faturën në redaksi, ku shihet se një lëng portokalli dhe bajame të karamelizuara, i kanë kushtuar 980 lek të rinj.

Dihet se muajt e fundit Aeroporti i Rinasit i është nënshtruar rikonstruksionit, ku vërehen ndryshime si në shërbim edhe në estetikë, dhe ku monopolin e kontrollit të tij tashmë e ka vetëm një kompani private.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here