Mozaik Romak i emërtuar “Shtëpia e Syrit të Keq”

Shkrimi mbi këtë mozaik romak të shek ll pas e.s. i gjetur në Turqinë e sotme kundër “syrit të keq” është përkthyer me anë të greqishtes nga studiuesit helenistë boterorë si më poshtë:

Kaisy =  kai sy (greqisht) që do të thotë :”edhe ti”

Pra pranojnë që mozaiku ka të bëjë me syrin e keq, kemi edhe syrin e keq në qendër që e sulmojnë dhe pastaj në mënyrë “gjeniale” e përkthejnë nga greqishte”EDHE TI”.

E shikoni miq që çdo shkrimi antik i japin origjine greke edhe pse kuptimi është vetëm në shqip.

Mozaik kundër syrit të keq i periudhës romake ku shkruhet KAICY = HAI SY. Por mund te jete edhe KA I SY  ose KE SY si në shqip përdoret për atë që ka sy të keq.

Por meqë h si zanore hundore tek latinët shkruhej ( k ) , mund te jetë edhe hai  sy…

Pra në shqip edhe sot perdoren të dya shprehjet:

1 : ha sy , hai sy

2; ka sy , ka i sy

Syri i keq është shpuar nga një cfurkë dhe një shpatë. I sulmuar nga një akrep, një krimb, një gjarpër, një qen, një panterë  dhe një korb.

Një xhuxh largohet me 2 shkopinj ne dorë duke i kthyer shpinën syrit ndërsa organi i tij i kthyer nga prapa drejtohet kundër syrit të keq.

Theksoj që forma e kthyer e organit mashkullor në periudhën romake ishte mënyra për t’u ruajtur nga syri i keq.

Në asnjë gjuhë tjetër përvec shqipes nuk ka asnjë kuptim ky shkrim. Ja si thuhet në gjuhët e disa popujve:

Shqip: hai sy,   ha sysh  :

Greqisht: to matiasma

Latino : oculus malus

Hebraiste : ayin hara

Spanjolo: mal de ojo

Arabo: ain al hasoud

Ruso: sglaz

Turko: nazar

Italiano: Malocchio

Napoletano: uocchie sicche

Sanscritto: drishti dosha

Pra sic shihet asnjë gjuhë tjetër përvec shqipes nuk e shpjegon këtë shkrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here