Alibeaj kundër Berishës për 7 Korrikun

Përfaqësuesi i PD, deputeti Enkelejd Alibeaj doli me qëndrimin e tij kundër Sali Berishës në protestën e thirrur nga ky i fundit më 7 korrik. Në hyrje të kuvendit, ai u shpreh se Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i atyre njerëzve që vuajnë dhe se në të vërtetë protesta duket të nisë në Kuvend.  Alibeaj deklaroi se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta.

“Do protestosh për krimin, duhet të flasësh këtu. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë. Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here