Është një mendim që kalon në mendjen e shumicës së njerëzve kur hyjnë për herë të parë në një dhomë hoteli dhe shumë më tepër, në një dhomë apo shtëpi me qira.
Sipas të dhënave rezulton se 6 nga 10 amerikanë kanë frikë se në shtëpitë e Airbnb ka kamera të fshehta, ndërsa 11% e atyre që kanë marrë me qira një vilë kanë gjetur të paktën një kamerë të fshehtë gjatë qëndrimit të tyre.
Fakti që këto kamera tani janë të lira dhe të lehta për t’u blerë e përkeqëson problemin dhe dyshimin.
Si mund të gjeni kamerat e fshehta?
- Bëni disa kërkime: Kur kërkoni për kamera të fshehta, filloni me vende si banjo ose dhomat e gjumit. Pritësit e Airbnb mund të kenë kamera web në shtëpi, por u kërkohet të informojnë vizitorët. Pothuajse të gjitha kamerat e fshehta janë të vendosura brenda pajisjeve si dritat, termostatet dhe orët elektronike-radio. Shumica janë të lidhur me një burim energjie ose një pajisje elektronike. Më dyshuesit e nxjerrin gjithmonë orën nga priza dhe e vendosin në një sirtar, sapo hyjnë në një dhomë me qira. Por edhe kamerat më të fshehura reflektojnë dritën nga lentet e tyre. Nëse mendoni se mund të ketë një kamerë të fshehur diku, ndizni dritën me lentet e celularit.
- Shikoni rrjetin Wi-Fi: Një kamerë e fshehur duhet të lidhet me një rrjet Wi-Fi për të dhënë një imazh në distancë. Aplikacionet e skanimit Wi-Fi, të tilla si Fing, mund të zbulojnë pajisjet e rrjetit që janë kamera.
- Blini një lokalizues kamerash: Këto pajisje skanojnë për frekuenca që janë të lidhura me kamerat e fshehta.