BE: Cili vend ka borxhin më të madh dhe cili më të ulët – Surprizat

Mesatarja e borxhit ekonomik fsheh dallimet reale mes vendeve të BE-së

Mesatarisht, vendet e Bashkimit Evropian kishin borxh publik rreth 88% të PBB-së në vitin 2021. Megjithatë, sipas Statista, kjo mesatare fsheh dallimet reale mes vendeve të BE-së.

Ndërsa Greqia kishte një borxh publik prej 193% vitin e kaluar, Estonia doli e fundit në renditje me një borxh prej vetëm 18% të PBB-së.

Borxhi i lartë grek është i njohur, por një numër vendesh të tjera gjithashtu kanë akumuluar borxhe më të larta se PBB-ja e tyre.

Borxhi italian, për shembull, arrin në 151% të PBB-së.

Portugalia, në vendin e tretë, i detyrohej 127% të PBB-së.

Nga ana tjetër, të tre vendet kishin borxhe edhe më të larta në vitin 2020 dhe i reduktuan ato pavarësisht nga pandemia e vazhdueshme e koronavirusit.

 

Sesi vendet përballen me barrën e dyfishtë të Covid-19 dhe luftën në Ukrainë në vitin 2022, mbetet për t’u parë.

Vendet që, nga ana tjetër, rritën borxhin e tyre midis 2020 dhe 2021 përfshijnë Gjermaninë (rritje me 0,6 pikë përqindje në 69,3% të PBB-së), Rumaninë (rritje prej 1,6 pikë përqindje në 48,8% të PBB-së), Bullgarinë (rritje 0,4 përqind pikë në 25.1% të PBB-së) dhe Republika Çeke (rritje prej 4.2 pikë përqindje në 41.9%).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here