Nga sot e deri të hënën, mund të vëzhgohet ky takim i planetëve pak para agimit – madje edhe me sy të lirë.
Vera sapo ka nisur zyrtarisht në hemisferën veriore dhe në qiell pesë planete janë vendosur në rresht. Ky është një bashkim i rrallë i Mërkurit, Venusit, Marsit, Jupiterit dhe Saturnit i cili nuk do të jetë më i dukshëm deri në vitin 2040.
Fenomeni mund të vërehet me sy të lirë para agimit deri të hënën e 27 qershorit. Të shtunën, më 25 qershor, “takimi i pesëshes” do të plotësohet edhe nga Hëna (që me këtë ndërhyrje “përfaqëson” Tokën) midis Venusit dhe Marsit.
Ndër të tjera, është një mundësi e rrallë për të parë Mërkurin, planetin më të afërt me Diellin në sistemin tonë diellor, i cili zakonisht “zhduket” për shkak të dritës verburse të diellit.
Planetet do të duken si një “gjerdan perlash” afër horizontit dhe sipas renditjes që ata kanë në të vërtetë si largësi prej Diellit. Koha më e mirë për të vëzhguar vlerësohet të jetë 45 deri në 90 minuta para lindjes së diellit, në drejtimin lindor, në mënyrë ideale nga një pikë të lartë vëzhgimi, siç mund të jetë p.sh. një kodër.
Pas qershorit planetet gradualisht do të vijojnë rrugëtimin e tyre dhe do të duken më të shpërndarë në qiell.