22 Qershor: Napoleoni dhe Hitleri, bënë të dy të njëjtin gabim fatal

Në një ditë si kjo e sotmja, 22 qershor, dy kasapët që përgjakën Evropën (dhe jo vetëm), Napoleon Bonaparti dhe Adolf Hitleri, do të bëjnë gabimin fatal që do t’i çojë në shkatërrim: nisën fushatën kundër Rusisë!

Me një distancë kohore prej 139 vitesh nga njëra-tjetra, kundër Rusisë u tentuan dy pushtime, të cilat ishin katalizatori i rrjedhës së historisë.

Më 22 qershor 1812, Napoleon Bonaparti kaloi lumin Niemann dhe Hussarët e tij vërshuan duke vringëlluar shpatat në territorin rus.

Më 22 qershor 1941, Adolf Hitleri urdhëroi pushtimin e Rusisë (atëherë Bashkimi Sovjetik), duke urdhëruar forcën më të madhe luftarake që bota kishte njohur ndonjëherë (3 milionë vetë, 3,580 tanke, 7,184 armë, 2,830 aeroplanë dhe 750 mijë kuaj).

Dhe pas ngjarjeve të tilla të mëdha, zakonisht fshihen mite të vogla, të cilat mund të jenë të vërteta. Mite të tilla që veshin me kostumin e pasur të përrallës historitë lakuriqe dhe të panjohura duke i bërë kështu ato simpatike dhe ndoshta euforike.

Për një lepur…

Thuhet se Napoleoni i Madh e kishte zakon të gjente pikën strategjike nëpër të cilën do të kalonte ushtria e tij dhe të bënte vetë një autopsi. Gjatë pushtimit të Rusisë dhe teksa galoponte mbi kalin e tij të bardhë, përpara tij u hodh një lepur duke trembur kalin e tij, i cili e hodhi Perandorin në tokën e lagësht. Ata që besonin te fati, kur panë Gjeneralin e Evropës të baltosur, tundën kokën me nënkuptim dhe kthyen vështrimin për diku tjetër…

Shqiponja ra në tokë…

Thuhet gjithashtu se menjëherë pas urdhrit për nisjen e Operacionit Barbarossa, Hitleri doli në ballkon, te Strofka e Ujkut, ku ishte strehuar me gjithë stafin e tij, ngriti sytë nga qielli dhe vuri re një shqiponjë që u rrëzua pa ndonjë arsye të dukshme. Hitleri kafshoi buzën, por nuk tha asgjë.

Si Napoleoni ashtu edhe Hitleri do të kuptonin shumë shpejt se çfarë kuptimi kishin këto shenja të fatit për ta dhe ushtritë e tyre pushtuese…

Si Napoleoni ashtu edhe Hitleri filluan marshimin e tyre drejt stepave ruse me fitore, por ruso-sovjetikët gjatë tërheqjes dogjën gjithçka, në mënyrë që pushtuesit të mos gjenin asgjë, duke kakuar në riorganizim të forcave lufzarake dhe duke pritur.

Napoleoni i Madh hyri në Moskë si fitues dhe u largua si i përndjekur! Nazistët e Hitlerit mezi e shquan Kryeqytetin e BRSS si mjegull nga larg. Dhe pastaj një tjetër kryegjeneral mori frenat e luftës: Dimri galopant!

Napoleoni u tërhoq me ushtrinë e tij të shpartalluar dhe të shkatërruar. Trupat hitleriane arritën edhe të përforcoheshin dhe të furnizoheshin duke përballuar plot tre dimra rusë! Por rezultati ishte i njëjtë për të dy kasapët: Dënim dhe Ndëshkim!!!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here