Kili: Thatësira historike kthen liqenin në shkretëtirë, mijëra peshq të ngordhur!

Ajo që dikur furnizonte me ujë një qytet të tërë, tani është bërë një varrezë e madhe kafshësh.

Liqeni Penuela në Kili ishte deri 20 vjet më parë burimi kryesor i ujit për qytetin e Valparaiso, me ujë të mjaftueshëm për 38,000 pishina me përmasa olimpike. Tani ka ujë që me zor mund të mbush 2 pishina.

Një hapësirë ​​e madhe toke e thatë që dikur ishte tabani i liqenit është plot me skelete peshqish dhe kafshë të dëshpëruara që kërkojnë ujë.

Në mes të një thatësire historike 13-vjeçare, nivelet e reshjeve janë ulur ulur në mënyrë dramatike në këtë vend të Amerikës së Jugut. Temperaturat e larta shkaktojnë shkrirjen e menjëhershme të borës në Ande ose shndërrimin e saj drejtpërdrejt në avull dhe kështu dikur rezervuari kryesor i ujit për stinat e pranverës dhe verës ka humbur përgjithmonë efektivitetin!

Thatësira ka goditur prodhuesin më të madh të bakrit në botë, duke ndezur tensione mbi përdorimin e ujit për bujqësi dhe duke detyruar kryeqytetin e Kilit, Santiago, të bëjë plane të paprecedentë për kufizimin e përdorimit të ujit.

Pas kësaj çështjeje, sipas studimeve akademike, qëndron një ndryshim global në modelet klimatike që përkeqëson ciklet natyrore të motit. Normalisht, stuhitë me presion të ulët nga Paqësori pengojnë reshjet në Kili gjatë dimrit, duke rimbushur malet e Andeve me borë.

Megjithatë, ngrohja e detit në brigjet e Kilit, e cila po parandalon stuhitë, është përkeqësuar nga rritja e temperaturave globale edhe të detit. Hollimi i ozonit dhe efekti i serrës në Antarktidë po përkeqësojnë dukuritë e motit dhe po i largojnë stuhitë nga Kili, sipas një studimi të ri.

Analizat e të dhënave nga pemët që datojnë 400 vjet më parë tregon se sa e rrallë është thatësira aktuale. Është krejtësisht e paprecedentë në kohëzgjatje apo intensitet, thonë ekspertët.

Kjo tregon se Andet – dikur të ashtuquajtura “Kullat e Ujit” të Kilit, nuk munden të rimbushen, se ndërsa bora shkrihej në pranverë kishte shumë më pak ujë për të mbushur lumenjtë dhe liqenet. Ndërsa bora ngrin duke krijuar shtresa të reja ndihmon për ta mbajtur atë më të ftohtë dhe për një kohë më gjatë. Por me mot të ngrohtë dhe më pak reshje bore, shtresat e sipërme të borës shkrihen më shpejt ose shndërrohen në avull.

Sipas International Journal of Climatology i cili analizoi thatësirën kiliane gjatë dekadës së fundit, zbuloi se ndryshimi i kushteve të motit mund të zvogëlojë thatësirën në të ardhmen, por shumë do të varen nga trajektorja e emetimeve njerëzore që ndikojnë në kushtet klimaterike.

Studiuesit në Universitetin e Kilit parashikojnë se vendi do të ketë 30% më pak ujë në 30 vitet e ardhshme, bazuar në të dhënat matematikore dhe ato historike.

“Ajo që ne e quajmë thatësirë ​​sot, nesër do të jetë normale”, thonë ata.

Në Laguna de Aquleo, një liqen tjetër i tharë në jug të Santiagos, qindra njerëz dikur bënin gara me kajak ose shkonin për not.

Tashmë portikët e ndryshkur dhe varkat e vjetra “zbukurojnë” peisazhin djerrë. Një ishull i frikshëm ngrihet mes pluhurit në mes të asaj që dikur ishte një parajsë me ujë!

Tashmë nuk ka asnjë gjurmë me ujë, por thjesht një shkretëtirë. Kafshët po ngordhin dhe nuk mund të bëhet më asgjë për të shpëtuar lagunën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here