Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Egert Vargu u arrestua sot nga policia e Durrësit, nën dyshimet se është i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë.
39-vjeçari Egert Vargu, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton se është njëkohësisht edhe anëtar i PS në këshillin bashkiak në Bashkinë e Tiranës.
Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, Vargu rezulton këshilltar në këshillin bashkiak, si dhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Egert Vargu ka postuar një foto të agjencisë “AG Shpk”, e cila është në emrin e bashkëshortes së tij.
Uniformat blu njoftuan paraditen e së Enjtes:
“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e tentativës për trafikim të një sasi të madhe të kokainës që vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, … u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i shtetasve:
Egert Vargu është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine.