Ballkani Perëndimor, prioritet strategjik për BE-në

‘Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik’: Presidenti Michel viziton Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Nga 14 deri më 16 qershor 2022, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel vizitoi Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Së bashku me krerët e tyre, Presidenti Michel diskutoi integrimin në BE, ndikimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në rajon dhe takimin e liderëve BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet më 23 qershor.

Vizitat pasojnë një udhëtim të mëparshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga 19 deri më 21 maj 2022, kur Presidenti Michel vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Maqedonia e Veriut

Më 16 qershor, presidenti Michel vizitoi Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me Presidentin Stevo Pendarovski. Së bashku ata diskutuan integrimin në BE dhe çështjet dypalëshe me Bullgarinë, ndërkohë që presidenti Michel nënvizoi përkushtimin e BE-së në rrugën e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur është një prioritet.

(Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Ohër, 16 qershor 2022)

Presidenti Michel falënderoi gjithashtu Presidentin Pendarovski për përafrimin e plotë të vendit me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe mbështetjen e saj të qëndrueshme.

Kosova

Më 15 qershor, Presidenti Michel ishte në Prishtinë, Kosovë, për t’u takuar me Presidenten Vjosa Osmani. Udhëheqësit diskutuan luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin që ajo ka në Kosovë. Në këtë kontekst, presidenti Michel tha se është e rëndësishme që strategjia e ardhshme e Kosovës për energjinë të çojë drejt një tranzicioni të energjisë së pastër.

Për marrëdhëniet BE-Kosovë, presidenti Michel përsëriti përkushtimin e plotë të BE-së për perspektivën evropiane të partnerëve të saj. Ai gjithashtu theksoi se angazhimi i fuqishëm i Kosovës është i rëndësishëm në arritjen e përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë. Të dyja palët duhet të bëjnë përparim të shpejtë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara, me rëndësi për ta dhe për rajonin.

(Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Prishtinë, 15 qershor 2022)

Gjatë vizitës, Presidenti Michel u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe mori pjesë në një diskutim me 10 ambasadorë të rinj evropianë.

Mali i Zi

Më 14 qershor, Presidenti Michel udhëtoi në Podgoricë, Mal i Zi, për t’u takuar me Presidentin Milo Gjukanoviç. Të dy krerët diskutuan marrëdhëniet BE-Mali i Zi dhe integrimin në BE, ndërkohë që Presidenti Michel theksoi edhe njëherë se tani ështe koha për të ecur përpara me reformat dhe për të çuar përpara procesin e pranimit në BE.

“Mali i Zi ka një rekord 100% të përafrimit me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Kjo tregon përkushtimin tuaj të fortë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Tani është koha për të përshpejtuar integrimin tuaj në BE duke ecur përpara me reformat.

(Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Mal të Zi, 14 qershor 2022)

Gjatë vizitës ai u takua edhe me kryeministrin Dritan Abazovic për një drekë pune.

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Situata e sigurisë dhe ekonomike në Evropë i ka bërë më të rëndësishme se kurrë marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Më 23 qershor 2022,do të zhvillohet takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Takimi do të jetë një mundësi për të treguar unitet, për të nxitur bashkëpunimin, për të diskutuar angazhimin e zgjeruar dhe për të riafirmuar përkushtimin ndaj vlerave evropiane.

(Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor, 23 qershor 2022)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here