Shoqata Shqiptare e Bankave mban forumin mbi “digjitalizimin”

Në datën 14 qershor 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi Forumin me temë “Digjitalizimi kundrejt parasë fizike”.I konceptuar në një sesion të vetëm duke synuar përcjelljen e drejtpërdrejtë të problematikave në lidhje me tematikën, punimet e këtij forumi u fokusuan në trajtimin e kanaleve alternative të pagesave, uljen e parasë fizike në ekonomi dhe luftën ndaj informalitetit, si dhe në përdorimin e portalit e-Albania nga bankat. Ky forum u organizua me mbështetjen e PayLink.

Në Forum përshëndetën z. Bledar Shella, Kryetar i AAB -së dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania; z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë; zj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë; z. Arben Ahmetaj, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave; si dhe z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend.

Forumi vijoi me prezantime mbi shqetësimet dhe problematikat e tregut, eksperiencat ndërkombëtare, si dhe alternativa dhe praktika nga vendi dhe rajoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here