Frini (emri i saj i vërtetë ishte Mnisareti) ishte femra e parë e cila ushtroi profesionin e shërbimit erotik në Athinën e lashtë duke u bërë kështu jashtëzakonisht e pasur. Por për arsyen se ajo nuk pranoi kurrë të shkonte kundër dëshirës së saj me një qytetar athineas të pushtetshëm të quajtur Euthias, ai e akuzoi atë se ishte një heretike që ishte duke u përpjekur të fuste një fe “të keqe” në qytet.
Që atëherë është bërë zakon i njerëzve që të akuzojnë moralisht dhe fetarisht. Kjo akuzë ishte mjaft e zakonshme kur nuk e pëlqeje dikë. Në këtë mënyrë ajo u detyrua të dilte para trupit gjykues.
Avokati mbrojtës ishte një ish-partner i saj, oratori Hyperides. Për të bindur gjyqtarët, ai i kërkoi asaj thjesht të zhvishej! Ata u mrekulluan nga hiret dhe bukuria e saj që s’kishte të krahasuar me asnjë femër tjetër të asaj kohe dhe e shpallën menjëherë të pafajshme.
Mjafton të përmendet fakti se Frini u përdor si modele nga skulptori i famshëm Praxitelis për shtatoren e Afërditës të krijuar nga ai.
Thuhet që ai e pa atë të ecte lakuriq buzë detit në Eleusis dhe i frymëzuar nga kjo pamje i kërkoi të pozonte për të. Kjo vepër u ekspozua në shenjtëroren e Asklepit në ishullin grek të Kos, Ai gjithashtu prodhoi një statujë prej ari ose të praruar të Frinës, e cila u shfaq – sipas Pausanias, kushtuar nga vetë Phryne – në shenjtëroren e Apollonit në Delphi. Ky mund të ketë qenë monumenti i parë i një femre i dedikuar ndonjëherë në Delphi; sigurisht që ishte statuja e vetme e një gruaje para periudhës romake.
Ajo ishte edhe një bamirëse e madhe pasi dhuroi të gjitha paratë e nevojshme për të ndërtuar muret e Tebës, vendlindjes së saj, që ishte djegur gjatë pushtimit nga Aleksandri i Madh.