Ndërkohë që vazhdon të mbahet Konferenca Antikorrupsion në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, mbajti fjalën e saj.
Gjatë fjalës së saj Kushi tha se parandalimi është mjeti i parë dhe më efikas për luftën kundër korrupsionit. Sistemi i digjitalizuar i shërbimeve, krahas shpejtësisë dhe cilësisë në shërbim, bën të mundur shmangien e kontaktit me zyrtarët duke minimizuar mundësinë e abuzimit.
“Arsimi është një nga shembujt shumë pozitivë se si digjitalizimin jep jep rezultate shumë domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi 39 shërbime të digjitalizuara, duke filluar që nga punësimi i mësuesve, regjistrimi i nxënësve, sistemi i të dhënave , etj.”- tha ministrja.
Znj. Kushi ka përmendur edhe Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) i cili shërben si regjistër elektronik i të dhënave, të notave, planeve të programeve mësimore, mungesave dhe aktivizimit të nxënësve në klasë, duke rivendosur kështu në një platformë digjitale të komunikimit midis trinomit “mësues-prind-nxënës”.
Më tej ministrja foli edhe për regjistrimin përmes e-Albania për nxënësit e klasave të para në shkollat e qyteteve qendër qarku dhe klasave të dhjeta, i cili vitin e kaluar u bë në qendrat kryesore të qarqeve.
Megjithë deklaratën, se si do të kryhet ky proces mbetet ende e paqartë.