Avokatët në protestë: “Jo hartës së re të Gjyqësorit!”

Dhomat e Avokatisë në disa qytete të Shqipërisë, janë ngritur në protestë kundër hartës së re të Gjyqësorit, ku shumë gjykata në vend pritet të mbyllen. Kjo çështje duket se po shkakton vështirësi, duke bërë që avokatët të reagojnë, e të paralajmërojnë bojkot nga data 14-17 Qershor. Në varësi të reagimit nga organet e pushtetit, do të rishikohet kohëzgjatja e protestave.

Kështu, reagime ka patur nga avokatët në Korçë e Lezhë, ku pretendohet se harta e re e Gjyqësorit do të sjellë kolaps në sistemin gjyqësor. Në Korçë pritet të ketë vetëm një Gjykatë Administrative, me hartën e re, nga katër që qenë të pranishme më parë, një Gjykatë Aministrative, dy Gjykata të Shkallës së parë, e një Gjykatë Apeli.  Mbyllet gjithashtu Gjykata e Kurbinit, duke bërë që në Lezhë të mbetet vetëm një gjykatë.

Deri në këtë moment nuk ka rishikim nga organet kompetente, duke bërë që avokatët të vazhdojnë bojkotin e të gjitha çështjeve gjyqësore, përveç masave të sigurisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here