Përforcohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit Shqiptar, FBI-së dhe DEA-s

Lajmi i fundit vjen nga Ambasada Amerikane ku nënvizohet takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit Shqiptar, Gledis Nano me Drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, Shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamentit të Shtetit për Sigurinë Diplomatike dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. Ky është një lajm thelbësor mbi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-SHBA, sidomos në situatën e trazuar ku ndodhet vendi. Më poshtë statusi i plotë i Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale:

“Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray mirëpriti Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar Gledis Nano gjatë vizitës së tij të fundit në Uashington DC. Vizita përforcoi më tej bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA. Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së Wray, z.Nano takoi gjithashtu Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, Shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamentit të Shtetit për Sigurinë Diplomatike dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here