SPAK përgënjeshtron Hoxhën për Presidentin: Nuk ka të dhëna që ka porositur vrasje

SPAK ka reaguar me urgjencë ditën e sotme pas deklaratës së gazetarit Artan Hoxha se Presidenti Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti. Deklarata u bë mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion ku gazetari investigativ u shpreh se Dumani ka thënë në rrëfimet e tij se Presidenti Meta ka urdhëruar vrasjen e vëllait të një deputeti të PS-së.

Sipas SPAK, Nuredin Dumani në rrëfimet e tij në asnjë moment nuk ka përmendur Presidentin, pra s’ka asnjë të dhënë për të. Gjithashtu paralajmëron të gjithë mediat dhe gazetarët të kenë kujdes me të tilla deklarata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here