Peshëngritja po ngre lart flamurin shqiptar në arenën europiane. Pas tre medaljeve të fituara nga Evangjelia Veli, tashmë një tjetër i shtohet Shqipërisë nga Erkand Qerimaj. Peshëngritësi shkodran sapoështë shpallur kampion i Europës në shkëputje. Qerimaj arriti të ngrinte 150 kilogramë në baterinë B, duke siguruar kështu të artën në këtë disiplinë. Po aq sa ai ngriti edhe Asanidze, por sportisti shqiptar ishte i pari që provoi peshën 150 kg dhe për këtë arsye vendi i parë shkon për të.
Edhe pse garoi në baterinë B, me 150 kg të ngritura fitoi medalje të artë. Qerimaj përfitoi nga gabimet e shumta në baterinë A, aty ku edhe Briken Calja u skualifikua.
Calja nuk realizoi asnjë provë me 151 kg, pasi u dëmtua në shpatull që në provën e parë.