Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare aktori i mirënjohur Enea Zheku. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një lëngimi të gjatë nga një sëmundje e pashërueshme që e mundonte prej vitesh.
Eno, siç e thërrisnin miqtë dhe familjarët e tij, ishte i njohur për rolin e tij “Tomka” te filmi me regji të Xhanfize Kekos “Tomka dhe shokët e tij”.
Zheku është një ndër aktorët e njohur të viteve 80’ duke qenë pjesë e disa prej filmave më të bukur shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë” etj.