Legjenda thotë se më 24 prill 1184 para Krishtit, ndodhi rënia e Trojës. Në mitologjinë helene, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga akejtë pasi Paridi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelau, mbreti i Spartës. Lufta është një nga ngjarjet më të rëndësishme në mitologji dhe rrëfehet te Iliada e Homerit. Fundi i luftës erdhi me Kalin e Trojës që u ideua nga Odiseu – një kalë gjigant i zbrazët prej druri, i cili ishte i mbushur me ushtarë. Helenët pretenduan sikur po largoheshin duke lundruar nga brigjet e Trojës dhe trojanët e tërhoqën kalin në qytetin e tyre si një trofe fitoreje. Atë natë forcat helene zbarkuan nga Kali dhe hapën portat për pjesën tjetër të ushtrisë, e cila ishte kthyer sërish duke lundruar nën mbulesën e natës. Grekët hynë dhe shkatërruan qytetin e Trojës, duke i dhënë fund luftës me vendosmëri. Edhe pse dikur besohej se ishte vetëm një legjendë, provat e shfaqura na sygjerojnë se historia bazohet në ngjarje të vërtetë dhe tani pranohet se vendndodhja arkeologjike e Hisarlikut në Turqinë e sotme, ishte qyteti i Trojës.