Eksperimente rrënqethëse mbi njerëzimin: I burgosuri i Stanfordit

 

Në vitin 1971, një eksperiment i bërë në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni vërtetoi se qeniet njerëzore, edhe ato që nuk dyshojmë, natyralisht kanë një tendencë sadizmi, që del në pah në situata specifike. Psikologu Philip Zimbardo dhe grupi i tij i kërkimit mori 24 studentë të padiplomuar dhe i kërkoi të ndanin rolet si të burgosur, ose policë në një burg të improvizuar, brenda Kampusit.

Edhe pse ishin të instruktuar, që të mos përdornin asnjë lloj dhune, e për më tepër gjatë gjithë kohës, të ruanin qetësinë dhe rendin, vetëm pas disa ditësh, një në tre policë shfaqën tendencë sadizmi. Kështu, dy të burgosur u hoqën shpejt për shkak të traumave emocionale, dhe i gjithë eksperimenti zgjati vetëm 6 nga 14 ditë që ishte plamifikuar.

Ky eksperiment tregoi se sa shpejt njerëzit mund të bëhen abuzivë, në situata lehtësisht të menaxhueshme, edhe pse nuk kishin shfaqur shenja sadizmi përpara eksperimentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here