Eksperimente rrënqethëse mbi njerëzimin: 3 Jezusët

 

 

 

 

Në fund të viteve 50-të, psikologu Milton Rokeach, gjeti 3 burra që vuanin nga iluzioni i të qenurit Jezusi. Secili ishte i bindur në mendjen e tij, se kush ishte. Rokeach vendosi t’i mbledhë ata të tre bashkë në Spitalin Psikiatrik Ypsilanti të Michiganit, ku do t’u duhej të jetonin në të njëjtën dhomë për 2 vite, derisa të zgjidhnin se cili ishte Jezusi. Qëllimi ishte të shihej nëse pacientët do të arrinin të shëroheshin.

Ajo që ndodhi ishte që filluan zënkat dhe argumentat se kush ishte Jezusi prej tyre. Njëri pacient i bërtiste tjetrit “JO, ti do më adhurosh mua. Unë jam Jezusi.” Zënka përshkallëzonte dhe asgjë nuk ndryshonte. Rokeach përpiqej që në fillim të krijonte situata, që të ngacmonte emocionalisht pacientët. Në fund, asnjëri prej tyre nuk u shërua.

Rokeach u përpoq shumë të nxirrte përfundime në këtë eksperiment  mbi natyrën njerëzore për kultin e adhurimit, por nuk ja doli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here