Përfaqësuesi I Policisë së Shtetit u shpreh në një deklaratë për Mediat në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme se do të ndëshkohet rëndë kushdo që ushtron dhunë ndaj forcave të rendit.
” Tifozët hollandezë kanë goditur punonjësit e policisë me shishe qelqi dhe mjete te rënda.
Lokalet e marketet te mos tregtojnë më pije alkolike e shishe qelqi.
Janë vendosur në gatishmeri 90 punonjës të policisë ndër te cilët njëri prej tyre është demtuar rëndë me armë të ftohtë.
Kanë qenë në gadishmeri 4 automjete policie .
Në spitalin Nënë Tereza ndodhen aktualisht 10 shtetas, të tërë jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre 5 shqiptarë, 3 italianë, 2 hollandezë.
Gjithashtu, janë ekstraduar 80 tifozë romanë në Portin e Durrësit për mosbatim te ligjit e dhunim të forcave të Rendit.
Përsa i përket mbrëmjes së sotme, përfaqësuesi i Policisë u shpreh se:
Sonte do te zbatohet plan masash nga më të mirët të thurur ndonjëherë i cili kërkon bashkepunim me qytetaret. Kur qytetarët të konstatojnë shkelje duhet të bashkëpunojnë e kontaktojnë menjëherë me Policinë e Shtetit.
Sipas Nenit 235 te vepres penale personat që ushtrojnë dhunë ndaj forcave të rendit denohen me 3-5 vite heqje lirie, ndërsa për mosbindje me gjobe.