Këmbëzambaket e Kinës: Brezi i fundit

Një nga metodat më të dhimbshme që gratë kanë përdorur në emër të bukurisë, që do të mbahet mend në histori, është lidhja dhe përthyerja e këmbëve në Kinë. Për standartet e lashta të bukurisë vajzat që kishin këmbë në formë zambaku, siç filluan të quheshin, konsideroheshin si konkubina të klasit të lartë, duke iu ofruar kështu mundësia të martoheshin edhe me një burrë të pasur.

Ky album fotografik është realizuar në vitin 2014 nga fotografi Jo Farrel në Hong Kong, pak para se 3 të fundit prej zonjave që ende mbanin këmbët e deformuara, të ndërronin jetë, në 2015.

Mendohet që është shumë e lashtë si praktikë, që më 1700 përpara erës sonë, ku perandoresha Shang, e kësaj Dinastie, kishte një klub me vajza të cilat praktikonin praktikën e përthyerjes së këmbës. Madje Perandoresha arriti deri aty sa kërkoi që praktika të bëhej e detyrueshme.

 

 

Më pas të dhëna vijnë nga Dinastia Song, (960-1279), ku Perandori Li Yu u dashurua me një konkubinë e cila kërcente shumë bukur, e kishte këmbë në formë zambaku, quhej Yao Niang. Për kohën ky model u përhap me shpejtësi, aq sa në fund të shekullit të 12-të, pothuaj çdo vajzë që donte të martohej, përdorte këtë praktikë.

Dëmet shëndetësore që vinin me kalimin e kohës, prej kësaj praktike, qenë të shumta, duke përfshirë sidomos shtrembërimin dhe thyerjen e kockave të këmbës apo legenit.

Çfarë s’bëjnë vajzat në emër të bukurisë?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here