Berisha: “Kjo qeveri më afër me Beogradin”

Berisha në takim me qytetarët e Kukësit, ku shpalosi një pjesë të programit të Partisë Demokratike, u shpreh se qeveria e Kryeministrit Rama është më afër me Beogradin, se me çdo vend tjetër. Ndër të tjera ai u shpreh se në Evropë nuk e mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur.

“Do rivendoset e dyfishuar ndihma ekonomike, nuk do ketë më shqiptarë që jetojnë në varfëri. Rama synon të largojë të rinjtë nga Shqipëria. Kjo qeveri është më afër me Beogradin. Në Evropë nuk e mbështesin nismën e Ballkanit të hapur.

Mirënjohje për mbështetjen për PD. Lëvizja jonë ishte idealiste, nuk mund të ndalej.

PD do finalizojë së shpejti proçesin e rithemelimit. Qëllimi është rikthimi i PD në pushtet.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here