Ndërron jetë Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi në zi

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zazed al Nahyan, ndërron jetë të premten në moshën 73 vjeçare.

Presidenca e vendit deklaroi 40 ditë zie dhe ngritjen e flamurit në gjysëm shtizë duke filluar nga e premtja.

Gjithashtu, do të jetë 3 ditë pushim si në sektorin publik, edhe në atë privat.

Sipas Kushtetutës, zv.Presidenti, Sheikh Mohammad Bin Rashid al Maktoum, udhëheqësi i Dubait do të mbajë postin e Presidentit për 30 ditë, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Deri tani, liderë të tjerë të Ligës Arabe si, Kryeministri i Egjiptit dhe Irakut kanë shprehur ngushëllimet.

Sheikh Khalifa u zgjodh si udhëheqës i Dubait më 3 Nëntor 2004, si pasues i të atit, Zayed Bin Sultan, al Nahyan, President i UAE nga viti 1971-2004.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here