Udhëtoni rehat, tashmë pa maskë në avion!

Masa të reja janë marrë nga Bashkimi Evropian, për pasagjerët që udhëtojnë nga një vend i BE-së në tjetrin. Lajmin e bën të ditur Agjencia për Sigurinë e Udhëtimeve e Bashkimit Evropian (EASA) si dhe Agjencia për parandalimin e sëmundjeve (ECDC), të cilat rrëzojnë rekomandimin për mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë udhëtimeve ajrore, ndërkohë që vazhdon të rekomandohet si një mënyrë e mirë për të parandaluar sëmundjen.

“Për pasagjerët dhe stafin ajror, ky është një hap i rëndësishëm në normalizimin e udhëtimeve. Gjithsesi pasagjerët duhet të vazhdojnë të sillen me përgjegjësi, për ata që zgjedhin të veprojnë ndryshe nga ata. Kujdes duhet sidomos për pasagjerët që teshtijnë ose kolliten, të përdorin maskën.”- u shpreh Patrick Ky, drejtor ekzekutiv i EASA.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here