A mjafton “lumi i gjobave” për të ulur numrin e aksidenteve?

Raste të pafundme aksidentesh vërehen së fundmi në Shqipëri, ku mund të numërojmë 3 deri në 4 aksidente të rënda në ditë, të denoncuara në media, e s’dimë sa të tjera të pa deklaruara. Pak më parë raportohet përplasja e një 11-vjeçari në Tiranë dhe një aksident i rëndë në Lezhë. Në fakt, kjo ka qenë situata prej vitesh, por duket se sa herë aksidenti shkakton “trauma emocionale” ku përfshihen fëmijë apo familje, media merret për 2 apo 3 ditët e ardhshme. E më pas çfarë ndodh?

Policia e shtetit ose ajo Bashkiake, sipas rastit, zbret në rrugë dhe vendos me mijëra gjoba, që kapin shifra nga 4 mijë deri në 10 mijë në ditë  zakonisht me motivacionin “tejkalim i normës së lejuar të alkoolit”.

Po të nesërmen? Si gjithmonë rastet harrohen, deri sa një tjetër të ndodhë përsëri, e të mbajë qytetarët të lidhur pas ekranit. E të nesërmen, avazi vazhdon, ku çdo qytetar duhet ti bëjë “sytë katër”qoftë tek vijat e bardha me semaforin të gjelbër, ku nuk lihen dot fëmijët të kalojnë as rrugicën poshtë pallatit, ku në autostradë vazhdimisht të rrezikon një parakalim i gabuar, ku dalin pafundësisht të papërgjegjshëm që të verbojnë me drita të gjata e më pas ofendojnë, ku duhet t’i hapësh rrugë atij që ngre zërin se medemek del nga makina e thotë “e di ti kush jam unë?”

Nën të tilla masa që me kohën kanë rezultuar të paefektshme, ku më tepër duken kundërreagim sesa parandalim, situata do të vazhdojë të mbetet e njëjtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here