Vazhdim: Mungesa e etikës, qytetarisë dhe “trimëria e tepruar”
Që të fillojmë të ilustrojmë me shembuj sado të dhimbshëm qofshin, sapo u informova nga rrjetet sociale që ne mes të vijave të bardha, është përplasur një çift me karrocën me fëmijë, nga një makinë luksoze ku shoferi “sypatrembur” është larguar me vrap duke lënë makinën aty. Çifti ndodhet i plagosur në spital.
Atje, në mes të vijave të bardha, ku kalojnë këmbësorët, me fëmijë në dorë…
Dhe për këdo që mendon që ne që kërkojmë etikë dhe qytetari, kërkojmë shumë se jetojmë në Shqipëri, i uroj me zemër të mos i vijnë “në derën e tyre” raste të këtilla!