Përsa I përket debatit të ditëve të fundit mbi legalizimin e Kanabisit Mjekësor, gazetari investigativ Hoxha u shpreh në emisionin “pikat mbi I” se:
“Triherë është folur për legalizimin e kanabisit, e të tre vitet janë shoqëruar me bum të kultivimit të kanabisit rekreativ. Është folur për qëllimë mjekësore, por është përkthyer në leje verbale të kultivimit të kanabisit e cuditërisht kanë qenë vite parazgjedhore. Në 2016, 2020, e këtë rradhë jemi para zgjedhjeve lokale.”
Sipas gazetarit prodhimi pritet të shkojë jashtë.
“Kanabisi mjekësor dallohet.Kanabisi mjekësor mbillet jo nga fshatarët, fermerët, por nga oligarkët.Njëri nga këta të mëdhenjtë fare,është promotori. Do ja dëgjoni krismën.”