Analisti Artur Zheji ka folur lidhur me negociatat dhe arritjen e një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së, për rikthimin në normalitet të jetës parlamentare.
Zheji pati kritika të fortapër Gazment Bardhin, ku tha se po luan me dy porta, nga një anë bën të dërguarin e Sali Berishës dhe nga ana tjetër i shkel syrin PS-së, ndërsa shtoi se do të përvëlohet nëse e vazhdon.
Në lidhje me raportin Berisha-Bardhi, Zheji tha se ky i fundit po e nënvlerëson ish-kryeministrin, por Berisha nuk e mbivlerëson atë.
“Shoh një tendencë konspirative. Bardhi luan me dy porta, bën të dërguarin në emër të Berishës dhe nga ana tjetër i shkel syrin mazhorancës. Lojë e rrezikshme, që do të digjet, përvëlohet nëse do e vazhdojë. Doktori kurrë nuk ka pushuar së qeni i kthjellët. Gazi është një djalosh ambicioz, nënvlerëson Berishën, por ky i fundit nuk e mbivlerëson. Ka një rrip në fund që thotë ‘kthehu pas, i am the boss’. Doktori ka nevojë që të tregojë (referuar ndërkombëtarëve) se është poli i pushtetet dhe të tjerët janë satelitet”, tha ai në një intervistë për ABC News.