Në një ditë si sot dhe pikërisht më 9 mars 1743, në Voskopojë u krijua “Akademia e Re”, një institucion i njohur arsimor, me një program të vendeve më të përparuara të Evropës, që veproi deri më 1769.. Teodor Anastas Kavalioti, drejtori i kësaj akademie, kishte edhe gradën e protopapës së Voskopojës.
Akademia e Re e Voskopojës ishte një institucion i madh edukativ e arsimor, që veproi në Voskopojë në shekullin XVIII. Këtu mësimet dhe më vonë disa prej ish nxënësve të kryejnë pyetjet që bëjnë mësimdhënësit në zë jo vetëm të Voskopojës por edhe më gjërë në Ballkan. Në këtë institucion mësoheshin lëndët mësimore si: greqishtja, matematika, fizika, astronomia, letërsia, filozofia, logjika, metafizika etj. Rektori i parë i saj ishte Sevast Leontiadhi nga Kosturi më vonë atë e zëvendësoi pedagogun e shkollës së Voskopojës Teodor Kavalioti. Në trupën mësimore bëjnë pjesë edhe Grigor Voskopojari, Gjon Bakërxhiu etj. Nga kjo vatër e rëndësishme arsimore dolen nxënës të zotët të cilët më vonë do të bëjnë emër në fusha të ndryshme të dijes dhe të kulturës. Prej kuadrove që dolen nga ky institucion duhet përmendur: Dhanil Haxhiu, Kostë Berati, Theodor Haxhifilipi, Sava Jeromonaku, Konstantin Xhehani etj.