Diskutohet projekt-buxheti i financimit të Partive Politike/ KQZ lë pa gjë Rithemelimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar shpërndarjen e buxhetit të shtetit për partitë politike.

345 milionë lekë janë parashikuar nga buxheti në formën e mbështetjes financiare për vitin 2024 për partitë politike.

Sipas përllogaritjes nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151 milionë lekë.

Partia Demokratike vjen e dyta, me 106 milionë lekë dhe e treta Partia Republikane me 18 milionë lekë.

15 milionë lekë shkojnë për Partinë e Lirisë ndërsa social-demokratët me 12 milionë lekë.  LZHK, PBDNJ dhe PAA përfitojnë nga 8 milionë lekë.

Kjo mbështetje financiare do të përfitohet vetëm në rast se partitë politike kanë dorëzuar raportin financiar për vitin 2023.

Miratimi i projekt-vendimit nga ana e KQZ u shty për të martën e 20 shkurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here