51 Vjet na mungon Viktor Eftimiu

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 27 nëntor 1972 në Bukuresht ndërroi jetë Viktor Eftimiu, dramaturg i madh rumun me origjinë shqiptare. U lind në vitin 1889 në Boboshticë të Korçës. Ishte shkrimtar arumun i përmasave të mëdha, si poet me 60 mijë vargje të botuara, prozator me disa romane e vëllime me tregime, dramaturg me shumë pjesë të vëna në skenë, eseist, etj. Viktor Eftimiu shkroi në gjuhën rumune, botoi dhe i vuri në skenë veprat e tij në teatrin e Bukureshtit dhe më pas disa syresh u përkthyen në gjuhën shqipe, u botuan dhe u vunë në skenë edhe në Tiranë. Veprat e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera, dramat dhe komeditë e tij janë vënë në skenë edhe në kryeqytete të tjera të Evropës e më gjerë. Fama e tij është mbarë evropiane, prandaj shqiptarë e rumunë kanë të drejtë të krenohen me emrin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here