“Pa nënë, … dhe pa baba! Jetim…dhe fukara! Por tani, s’vlen as jeta!”

Nga  Evanthi Pango

Ka qenë një shprehje dikur: “Pa Nënë je jetim, e pa babë je fukara.”

Tani do ju tregoj historitë e “fukarenjve” të dikurshëm, ata që Nëna kishin…
Histori të shumta dashurie, të paktën ashtu quheshin atëherë, sot ndoshta do quheshin flirte të papërgjegjshme mashkullore me kosto për moralin e femrave. Nuk ishin pak, shumica janë histori që qarkullojnë brezash…
Vajza të lëna shtatzanë, ku babai I fëmijës ikën e zhduket pasi nuk ndjen përgjegjësi. E këto vajza në shumicën e rasteve i mohonte familja, dhe gjithmonë i dënonte Opinioni i fqinjëve. E kujt t’i ruheshin më parë? E kë të qanin më parë? Përdalësinë, familjen që e linte, apo fëmijën që tashmë do ta rriste rrugëve?
Në shumë raste, fëmijët përfundonin në jetimore, i merrte shteti, por të paktën i dihej nëna… asnjëherë baba! Këta nuk quheshin tamam jetimë, thjesht të dënuar fukarenj!
Kishte raste kur familja me gjithë tronditjen, nuk i mohonte bijat, e për të mbuluar skandalin që do të shkaktonte në opinionin publik, i merrnin fëmijët dhe i rrisnin gjyshërit si të tyret. Fisnikë e të rrallë, por, ja që kanë ekzistuar dhe njerëz të tillë!
Dhe po… ka patur raste të tilla, të pathëna, por përsëri, nuk i dihej baba… dhe prapë, të dënuar fukarenj!
Sot, të braktisur në bodrumet e pallateve, nga nëna që lindin mes dhembjesh si qentë e rrugës mbi divane të mbuluara me baltë, kush e di pse…
“Nuk ma pranonte familja” tha!
Kësaj rradhe…fëmija, s’kish’ gjyshër,
as nënë, dhe… përsëri pa baba!
Ish’ dhe jetim dhe fukara!
Prandaj ju mor jeta!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here