Në një ditë si sot dhe pikërisht më 8 gusht 1991, mijëra shqiptarë u nisën nga porti i Durrësit drejt Barit me anijen e mallrave “Vlora”.
Me përmbysjen e diktaturës së proletariatit, të motivuar nga liria e rifituar, bashkëatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqënien e munguar. Ikjet qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik.
Bordi i anijes ishte i tejmbushur me burra, gra dhe fëmijë që prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik. Njerëzit vareshin ku të mundeshin, deri tek shtiza e flamurit. Për shumicën, qëndrimi atje nuk zgjati shumë. Brenda dy javësh u riatdhesuan rreth 17,400 shtetas shqiptarë, ndërsa në Itali mbetën rreth 1.500 që kishin kërkuar strehim politik.
https://youtube.com/watch?v=l2cnsUsuorY&feature=sharea