Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazović ka garantuar gjatë takimit elektoral në Ulqin se projekti i shumëpërfolur i “Urës së Bunës” do të bëhet pa asnjë dyshim, raporton Trakt.al.
“Marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin është finalizuar me qeverinë e Shqipërisë. 73 kilometra rrugë prej Ulqinit e deri në Shkodër do të zëvendësohet me 200 metra urë. Më vjen keq se besoj që e dini këtë gjeografi mjaft mirë, do doja ta shihnin njerëzit këtu. Deri në Shëngjin janë 33 kilometra plazh të pashfrytëzuara. Kemi mbështetje edhe nga partnerët Ndërkombëtarë për këtë zonë që do të jetë më atraktivja sa i përket turizmit. As ana jonë, as ana e tyre nuk janë të shfrytëzuara as 5%. Këto ide Ulqini do i çojë përpara.” u shpreh Abazović.