Papa: “Lutem për popullin e Turqisë dhe Sirisë…”

Gjatë meshës së mëngjesit të sotëm, Papa Françesku shprehu afërsinë me popullsinë e Turqisë dhe Sirisë, të prekur nga tërmeti. “Mendimet e mia shkojnë në këtë moment – ​​tha Papa – te populli i Turqisë dhe Sirisë të goditur rëndë nga tërmeti, që shkaktoi mijëra të vdekur dhe të plagosur. Lutem me emocion për ta dhe shpreh afërsinë time me këta popuj, me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që vuajnë nga kjo fatkeqësi rrënuese. Falënderoj të gjithë ata që po bëjnë përpjekje për të sjellë lehtësim dhe i inkurajoj të gjithë të solidarizohen me ato territore, pjesërisht të goditura tashmë nga një luftë e gjatë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here