Emërohet drejtori i ri i KESH

Këshilli Mbikqyrës i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare ka emëruar Erlind Sulon si Drejtorin e ri të Përgjithshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdhon. Ky i fundit është emëruar në një tjetër detyrë, në atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare.

Më herët ai ka mbajtur postin e kryetarit të FRESH në Sarandë, ndërsa më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Gjithashtu, Erlind Sulo, për një periudhë të shkurtë kohore ka qenë edhe drejtorekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sakaq, së fundmi ka mbajtur postin e Këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here