Më 13 mars 1940, ndërroi jetë fotografi Kel Marubi.
Zejen e përvetësoi në Lion, në shkollën e parë të fotografisë dhe të kinemasë të themeluar nga vëllezërit Lumière. Pas kthimit në atdhe në fund të viteve 20-të, nisi të punojë si fotograf profesionist në Shkodër. Përjetësoi në celuloid momente të jetës së përditshme dhe të veprimtarisë publike të liderëve politikë të kohës.
U angazhua në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, duke marrë pjesë në themelimin e shumë shoqatave lidhur me gjuhën shqipe, si dhe në botimin e gazetës “Zëri i Shkodrës” në vitin 1908. Në aktivitetin e tij si fotograf, Marubi u bë i njohur edhe jashtë vendit kryesisht në sajë të albumit të realizuar për familjen mbretërore të mbretit të Malit të Zi. Prej veprës së tij janë botuar fotoalbumet “Gjurmë të Historisë Kombëtare në Shkodër” dhe “By the Lumière”.
Më poshtë, një letër e Lasgush Poradecit dërguar nga Marubit me kërkesën për stampimin dhe dërgimin e disa fotove kundrejt pagesës. Po ashtu, paraqitet një fletëpalosje reklame e stabilimentit fotografik “Marubi”.