“21 Janari” i kalon SPAK-ut, Gjykata e Lartë pranon kërkesën e familjarëve të Aleks Nikë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të hetojë dosjen e “21 Janarit”. Vendimi u marr nga Gjykata e Larte sot.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Lartë, prokurori i SPAK-ut, Alfred Shehu tha se dosja e 21 Janarit, e cilësuar nga gjykata e Strasburgut si krim shtetëror, nuk është një krim i planifikuar.

“Gjykata e Lartë vendosi që hetimet sa i takon vrasjes së Aleks Nikës, të kryhen nga SPAK. Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK të regjistronte kallëzimin e familjarëve të Aleks Nikës. Tashmë dosja do të hetohet nga SPAK, do të ketë regjistrim të veprës penale, në fakt, familjarët e Aleks Nikës, përmes avokatëve të tyre mbrojtës, thane se përgjegjës ishin ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish drejtuesi i Gardës, Ndrea Prendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here