Policia belge ka arrestuar 7 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik kokaine. Ata u vunë në pranga pas kontrolleve në një sërë shtëpish në Antwerp, Deurne, Berchem dhe Borgerhout.
Gjatë bastisjeve u gjet drogë, armë zjarri dhe pasaporta false.
Vitin e kaluar, policia e Antwerp-it filloi një hetim pas informacioneve se disa persona shpërndanin drogë në rrugët e qytetit.
Të dyshuarit përdornin skutera elektrikë për të shitur kokainën.
Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës nga 28 deri në 45 vjeç.