Si sot u forcuan Alencat Francë-Rusi për ndarjen e territoreve Ballkanike/ Letra e Napoleonit dhe Pushtimi i Romës

Një letër e datës 2 shkurt 1808 nga Napoleoni drejtuar Aleksandrit I, përshkruan planet madhështore të Napoleonit për Orientin, duke përfshirë ekspeditën e diskutuar në Turqi dhe deri në Bosfor me një forcë të kombinuar prej 50,000 burrash, që synonte të sulmonte interesat britanike në Indi. Napoleoni ngre gjithashtu domosdoshmërinë e një takimi personalisht midis dy Perandorëve.

Napoleoni vazhdon: “Gjithçka mund të nënshkruhet dhe vendoset përpara 15 marsit. Më 1 maj, trupat tona mund të jenë në Azi, dhe në të njëjtën kohë, trupat e Madhërisë suaj mund të jenë në Stokholm. Anglezët, të kërcënuar në Indi dhe të dëbuar nga Levanti, do të shtypen nën peshën e ngjarjeve…”

Përgjigja e Aleksandrit ndaj letrës së Napoleonit të 2 shkurtit 1808 ishtë pozitive dhe qyteti i Erfurtit sugjerohet si një vend i mundshëm për takimin. Letra përfshin gjithashtu një shënim që rifillon propozimet ruse për një ndarje të plotë të Perandorisë Osmane. Franca do të merrte Shqipërinë, Morenë, Kretën, Cikladët, Rodosin, Qipron, Selanikun, Sirinë dhe Egjiptin. Rusia nga ana e saj do të merrte Moldavinë, Vllahinë, Bullgarinë, ngushticat dhe Kostandinopojën. Serbia dhe Kroacia do t’i jepeshin gjithashtu Austrisë. Caulaincourt dukej i favorshëm për këtë plan, por kishte rezerva në lidhje me Kostandinopojën.

Gjithashtu po ne këtë datë trupat e Napoleonit pushtuan Romën pasi Papa Pius VII refuzoi te njihte Mbretërine e Napolit nën sundimin francez dhe të bashkohej me një aleance kunder Britanise se Madhe. Napoleoni me pas e çoi papën ne Fontainebleau ne 1809. Shteti papal u rikuperua pas renies së Napoleonit ne 1814.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here