Pasi INSTAT deklaroi dje se te dhënat e Censusit nuk janë objekt i sulmit Kibernetik te Iranianeve, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim,
sot ka reaguar dhe grupi i hakerave në Telegram ku shprehen se kanë arritur të marrin 100 terabajt të dhëna në INSTAT, ku përfshihen edhe të dhënat e Censit.
“INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga hakerat.
Pas hakerimit, webfaqja e INSTAT nuk është më e aksesueshme për qytetarët kur e kërkojnë në Google.
Nga fotot duke se janë marrë të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës. Kanë publikuar nr personal, emër, mbiemër, nr tel, adrese e-maili, adrese banimi, IBAN.
Ky sulm kibernetik vjen ndërkohë që INSTAT po përpunon të dhënat për censin e popullsisë të zhvilluar në fundin e vitit të kaluar, nga ku pritet të mësojmë numrin aktual të qytetarëve të Shqipërisë si dhe të dhëna të tjera mbi te ardhurat, fenë, etninë etj.