Greqia mbyll stadiumet ndërsa Turqia pezullon ndeshjet

Në Greqi, sulmi ndaj një oficeri policie, i cili u plagos rëndë javën e kaluar kur tifozët rivalë u përleshën gjatë një ndeshje në Athinë, ka nxitur një vendim nga qeveria grekee cila ka njoftuar se “Futbolli do të luhet me dyer të mbyllura deri më 12 shkurt”.
Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis deklaroi se masa mund të shtrihet gjithashtu në ndeshjet evropiane që përfshijnë ekipet greke si ajo e Europa League këtë javë ndërmjet Olympiakos dhe klubit serb Backa Topola do të luhet pa shikues, shtoi ai.

 

Autoritetet greke planifikojnë të instalojnë kamera për të identifikuar agresorët sa më shpejt të jetë e mundur.

Policia në disa qytete greke protestoi të hënën për të denoncuar mungesën e sigurisë në stadiume. Ndërkohë një polic 31-vjeçar është shtruar në spital në gjendje “kritike”, pasi është goditur nga një flakadan në kofshë. Policia mori në pyetje më shumë se 400 persona dhe një 18-vjeçar u arrestua të dielën i akuzuar se kishte hedhur flakadanin. Ai do të dalë në gjykatë dhe do të përballet me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Një ditë më pas u pezulluan ndeshjet e Superligës turke të futbollit deri në një njoftim të dytë për shkak të sulmit ndaj një gjyqtari nga disa persona, përfshirë presidentin (ish tashmë) e klubit Ankaragucu.

 

Të dy kampionatet, greke dhe turke, janë njollosur nga incidente të rënda dhe synimi nuk është të zgjidhet një problem specifik, por t’i jepet fund një vale dhune që vazhdon prej vitesh.

Në rastin turk, situata bëhet edhe më e rëndë pasi një nga të përfshirët është një drejtues i ekipit Ankaragucu. Sipas pamjeve të drejtpërdrejta televizive, zyrtari i klubit Ankaragucu, Faruk Koca, u vërsul në fushë në fund të ndeshjes mes Ankaragucu dhe Rizespor për të goditur me grusht në fytyrë gjyqtarin Halil Umut Meler.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here