Në një ditë si kjo dhe pikërisht më 12 dhjetor 1939 ndërron jetë Nikollë Idromeno i njohur gjerësisht si Kolë apo Kól Idromeno, një artist shumëplanësh si piktor, skulptor, fotograf, butaforist, skenograf, muzikant si dhe arkitekt.
U lind në Shkodër më 15 gusht 1860, një vit pas së motrës së tij, Tones.
Ndër bashkënxënësit e tij në këtë shkollë ishte edhe poeti i ardhshëm Filip Shiroka, me të cilin do të kishte miqësi të gjatë e letërkëmbim të vazhdueshëm. Përpos klerit, vizatim i dha Pietro Marubi, i cili ndikoi te Arseni që ta niste në Akademinë e Arteve në Venecia më 1875.
Pasi kthehet në vendlindje më 1878, iu bashkua grupit muzikor Daullja, ku Idromeno ishte trombist dhe hyri çirak te Dritëshkronja e Marubit.
Më 1883 hapi studion e tij të fotografisë me kamera të importuara nga kompania Pathé në Francë, duke e emërtuar Dritëshkronja Idromeno.
Më 1911 hartoi programin e karnevaleve të organizuar nga klubi «Gjuha shqipe».
Në gusht të 1912 nënshkroi një kontratë me kompaninë austro-hungareze Joseph Stauber për të importuar pajisje kinematografike dhe hapi kinemanë e parë.
Gjatë viteve 1912-1920, përshtati një mjedis poshtë shtëpisë së tij në Gjuhadol një sallë për shfaqje filmash, hapi atë që atëkohë si në vendet e tjera quhej kinemaja, një theatër elektrik.
Pas vizatimeve dhe akuareleve të para, Idromeno kur ishte vetëm 23 vjeç punoi portretin e të motrës që është edhe vepra më përfaqësuese e tij, Motrën Tone.
Kjo është edhe e para pikturë realiste e tij dhe kryevepra e artit figurativ shqiptar. Portret të cilin do ta riprodhonte me të njëjtën pozë, drejtim të syve, të njëjtat dritëhije më 1922-23, të veshur allafranga.