Ndërsa historia e Lotis në mitologjinë e lashtë pellazge duket se është qesharake, sepse rezulton si një transformim që vetë “Zana e Ujit” (Naiada) e ka lutur. PRIAPI i cili ra në dashuri me këtë “Zanë e uji” – ishte perëndia e, kopshteve me perime. Ai ishte gjithashtu mbrojtës i koshereve, tufave dhe vreshtave, por ajo e refuzoi me kokëfortësi dashurinë e tij. Ai e ndiqte shpesh, por vajza arrinte t’i ikte. Një natë ai ia doli t’i afrohej, ndërsa ajo flinte mes Maenadave (ndjekseve), grupit të së cilës i përkiste vetë Priapi, i cili ishte edhe shoqërues i Dionisit, ashtu si Maenadat. Ai mendoi se do ta surprizonte në gjumë, por aty pari një hingëllimë kali i Silenusit e zgjoi atë. Vajza arriti të arratisej sërish, ndërsa gjendja e zotit të hutuar shkaktoi të qeshurat e dëshmitarëve okularë të sulmit të ndërprerë. Më pas, Lotis e bezdisur prej mbretit Priapi, kërkoi vetë të transformohej në “zambak uji” aty pranë një peme me kokrra të kuqe, Dryope, një grua tebane me origjinë fenikase, nëna e Amphissus, donte të priste gjethet e kësaj peme për të zbavitur djalin e saj, gjë që shkaktoi “gjakderdhjen” e kokrrave të pemës dhe zemërimin e Lotis e cila shpërtheu në LOT – dhe e shndërroi Dryope në të njëjtën pemë.
Të gjitha vajzat që ishin aty si dëshmitarë okularë dhe dëshmuan skenën e shpërfytyrimit u shndërruan gjithashtu në pisha, të pikëlluara për shkak të ngjyrës së tyre – pishës së zezë. – Që prej asaj dite ajo llojë luleje u quajt: LOTIS – Lule, bimë që “LOTON” sot në latinisht kjo lule quhet “Lotus”. Pra personazhi kryesor i kësaj gojëdhane: ΛΩΤΙΣ; LÓTUS – flet qartazi në gjuhën Pellazgo – Arbërore – Shqipe, ashtu si edhe emri i Perëndeshës së Pyjeve apo personazhi i këtij teksti DRYOPE i takon së lashtës shqipe.