Në një ditë si sot dhe pikërisht më 9 shtator të vitit 1946 nis Kryengritja e Postribës. Në përgjigje të terrorit komunist të ushtruar nga Mehmet Shehu (siç dihet vetë ishte me origjinë nga Mallakastra), i cili urrente veriorët dhe udhëhiqte vetë masakrat ndaj Shkodrës, kryengritësit sulmuan kazermat e partizanëve pushtues dhe burgun e qytetit ku mbaheshin qindra të pafajshëm.
Gjatë përgatitjes së kryengritjes së Postribës, Sigurimi i Shtetit ka qenë vazhdimisht në dijeni. Kreu i tij ka qenë Zoi Themeli i cili gjithashtu është një figurë tragjike sepse e pësoi edhe vetë më vonë, por ka qenë angazhuar gjithë armata e partisë popullore, njëjtë si në Kryengritjen e Kelmendit.
