PËRKUJTIMORE – 90 vjet pa atdhetarin Hilë Mosi

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 22 shkurt të vitit 1933, u nda nga jeta Hilë Mosi.

U lind në Shkodër, më 22 prill 1885, në një familje atdhedashëse. Mësimet fillore i ndoqi në shkollën italiane të vendlindjes. Më tej, u arsimua në Kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe Shkollën Teknike Tregtare. Ndërsa, studimet e larta i përfundoi në degën e Mësuesisë në Shkollën Normale të Klagenfurtit.

Nën kujdesin e tij nisi të botohej fletorja e titulluar “Vllaznija”, dhe kështu Hilë Mosi nisi t’i përkushtohej gjithmonë e mç shumë letërsisë. Prozat dhe vjershat e tij atdhetare mbanin pseudonimin letrar “Sakoli”. 

Gjatë rrugëtimit të tij mbarëkombëtar, ai ka ndihmuar pa kursim në lëvizjen atdhetare, kulturore dhe politike. 

Themeloi shoqërinë “Gegnija” dhe si përfaqësues i radhëve të saj, përkrah Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Luigj Gurakuqit dhe Mati Logorecit, mori pjesë në punimet e Kongresit të Manastirit.

Hilë Mosi mbajti edhe një sërë postesh shtetërore. 

Gjatë viteve 1920-1924, ushtoi detyrën e ligjvënësit. 

Ai shërbeu edhe si përfaqësues i Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë, Mars – Dhjetor të vitit 1920. Në Qeverinë e Fan S. Nolit në vitin 1924 ai shërbeu në detyrën e prefektit të Korçës dhe të Gjirokastrës. 

Në vitin 1927 ishte Ministër i Punëve Publike. 

Ndërsa në vitin 1930, emërohet Ministër i Arsimit, detyrë që ai e ushtroi deri në frymën e tij të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here