Sot është e Shtuna e Shpirtrave

E Shtuna e Shenjtë para së Dielës së Dafinave dhe e Shtuna e Shenjtë para të Dielës së Rrëshajëve janë ditë kushtuar shpirtrave të të vdekurve, me shumë familje që përgatisin grurë dhe i çojnë në kishë për shërbimin e së dielës. Kisha e krishterë ortodokse nderon veçanërisht kujtimin e të vdekurve në këto dy të shtuna.

Këto ditë nderohen nga besimtarët me shërbime përkujtimore në kisha, trisaja në varret e të dashurve të tyre, shpërndarje kollivash dhe lëmoshë për të varfërit. 

Grekët e lashtë besonin se me lutje, sakrifica dhe oferta ishte e mundur të fitohej falja e perëndive për mëkatet e të vdekurve (Iliada I 497). Madje kishte priftërinj që vizitonin shtëpitë e të pasurve, duke pretenduar se ata kishin autoritetin nga perënditë për të falur mëkatet e “të gjallëve dhe të vdekurve” me rite dhe sakrifica të përshtatshme (Platoni “Politeiai” II 364). 

Në Argos u mbahej shërbimi i parë përkujtimor ditën e tretë për shpirtin e të ndjerit në nder të Apollonit dhe i 30-ti për nder të Hermesit.

Të vjetrit e konsideronin të Shtunën e Shpirtrave si një festë. Ata besonin se kishin mundësi, duke shkuar në varreza, të komunikonin mendërisht me të dashurit e tyre që kishin vdekur dhe për këtë dita mori karakter festiv.

Gjatë Perandorisë Bizantine, Kisha Ortodokse Lindore ka mbajtur tradicionalisht përkujtime për shpirtin e të vdekurve në ditën e 3-të pas vdekjes (në lidhje me Ringjalljen), të 9-të, të 40-të (në lidhje me Ngjitjen në qiell), në përfundim të 3 muajve, 6 muaj e një vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here