Horoskopi javor 6 – 12 Shkurt

Dashi

Nga data 20 shkurt Afërdita do të jetë në krahun tuaj dhe takimet do të jenë të favorizuara. Filloni të shikoni përreth, Jupiteri është me ju dhe duhet të përfshiheni. Në punë nuk ju mungojnë idetë, duhet t’i çoni përpara dhe të mendoni për të ardhmen. Pa humbur kohë!

Demi

Në dashuri jeni pak intolerantë, ndoshta dikush nuk përfshihet në lidhje siç do të dëshironit dhe për këtë arsye jeni mosbesues. Afërdita është në favor, por gjithçka do të varet nga ju. Në punë, e mërkura është një ditë e mirë, por duhet të jeni të kujdesshëm dhe t’i kushtoni vëmendje parave: keni shpenzuar shumë!

Binjakët

Në dashuri jeni pak skeptikë, nuk keni besim dhe nuk jeni të bindur për ndjenjën karshi gjysmës tjetër. Historitë që lindin tani kanë nevojë për siguri, por të martën duhet të jeni të kujdesshëm sepse mund të jeni më kritikë sesa duhet ndaj atyre që nuk ju dëgjojnë. Në punë, kujdes nga keqkuptimet: duhet të organizoheni më mirë që të gjithë të kuptojnë se kush jeni dhe sa vleni ju!

Gaforrja

Afërdita është në anën tuaj, ju dëshironi të shijoni dashurinë. Nëse jeni përballur me një përvojë të keqe në të kaluarën, tani është koha për ta hequr qafe atë dhe për të vazhduar përpara, sidomos tani që takimet janë të favorizuara. Në punë përpiquni të ruani qetësinë: nuk ka garanci për të ardhmen, por shumë gjëra do të ndryshojnë në Maj. Duhet të keni durim!

Luani

Jeni pak xhelozë në dashuri, ndoshta shumë dhe kjo mund të jetë një pengesë. Takimet janë të favorizuara, por duhet të lini mënjanë krenarinë, veçanërisht nëse keni të bëni me një person të lindur në shenjën e Akrepit. Në punë, përpiquni të sqaroni situatat dhe të përfitoni nga kjo periudhë deri në Maj!

Virgjëresha

Afërdita është në kundërshti, ndaj në dashuri duhet të kini kujdes, sidomos nëse ju është dashur të përballeni me kriza. Koha është e rëndësishme, por do t’ju duhet të kapërceni pengesat. Në punë kini kujdes nga marrëdhëniet me të lindurit e shenjës së Binjakëve dhe Shigjetarit. Një lajm i mirë pritet pas disa javësh!

Peshorja

Në dashuri duhet të filloni të ecni përpara, sidomos pas krizës së Dhjetorit. Nuk mund të prisni gjithçka dhe menjëherë nga një person, duhet të ruani qetësinë. Në punë lodhja ndihet, por duhet të jeni të duruar për të marrë rezultate. Struktura të reja pune për ata që janë në një kompani!

Akrepi

Mundohuni ta lini veten të dashuroheni, sidomos tani që Afërdita është në një pozicion të mirë dhe jeni të favorizuar. Pasioni është aty, por kujdes për marrëdhëniet e luhatshme me të lindurit në shenjën e Ujorit dhe Luanit. Në punë, ndonjëherë të rrezikosh është mirë, por tani duhet të jesh i kujdesshëm. Sidomos pas Majit është më mirë të bëni kujdes!

Shigjetari

Nëse jeni “single” do të  kërkoni emocione të reja. Mos mendoni shumë për të kaluarën dhe gabimet e bëra, më mirë fokusohuni në të ardhmen. Në punë nuk mungojnë projektet: Jupiteri është në anën tuaj, por duhet t’u tregoni të gjithëve se kush jeni. Shpalosuni!

Bricjapi

Afërdita është në anën tuaj, ndaj mund të kënaqeni me dashurinë dhe mundësitë nuk mungojnë. Mundohuni të përfshiheni nga emocionet e bukura dhe të bëni takime të veçanta, veçanërisht në fundjavë. Në punë do të ketë lajme, por dikush është ziliqar ndaj dhe duhet të bëni kujdes. Jupiteri sjell një konfuzion!

Ujori

Në dashuri duhet të ndaleni, të reflektoni dhe të kuptoni se si të lëvizni. Kujdes në fundjavë, mund të përballeni me disa dyshime. Në punë mund të veproni deri në Maj nëse kërkoni konfirmim. Por do t’ju duhet të mbyllni marrëdhënie të cilat nuk kanë asgjë të mirë!

Peshqit

Marrëdhëniet e reja favorizohen dhe miqësitë që lindin tani mund të bëhen vërtet të rëndësishme. Mundohuni ta lini veten të derdhet në pasion, veçanërisht të premten. Në punë, jeni pak të lodhur dhe duhet të bëni një pushim që të shkëputeni nga përditshmëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here